Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
45 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Flasin TË LARGUARIT e PS-së, nga Eglantina Gjermeni te Musa Ulqini, ZBULOJNË arsyet se përse nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

42e628d0b0bc62940ce9a72fbcc74e18

Në listat e Partisë Socialiste nuk janë përfshirë disa nga figurat e njohura me kontribut të gjatë në këtë forcë politike.

Në seancën parlamentare të zhvilluar ditën e sotme, gazetarët u interesuan që të intervistonin veçanërisht ata që janë larguar nga PS-ja.

E pyetur nëse është larguar vetë, apo e larguan Eglantina Gjermeni tha: “Jam larguar vetë, kam gati një vit që i kam thënë Kryeministrit që nuk do të jem. Për arsye personale.”

Musa Ulqini, nga shkallët e Kuvendit, tregoi edhe sot fisnikërinë e tij me falenderimin dhe respektin që shprehu për shërbimin e tij për qytetarët e vendit.

“Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë”, tha ai përballë gazetarëve.

Po ashtu edhe një i larguar tjetër nga PS, Fate Vela tha se rrugëtimi i tij tashmë ka mbaruar.

“Shiko, PS ka autorizuar Edi Rama që të bëjë një pjesë të gjatë të rrugës. Për të bërë këtë rrugë atij i duhen njerëz për etapa të caktuara, nuk do të thotë që nëse ai niset për në Kinë, të marrë çdonjërin këtu dhe të niset për në Kinë. Një pjesë të rrugës do ta bëjë me të. Për këtë pjesë unë isha i duhuri për të, dhe për Partinë Socialiste. Në pjesën tjetër do të marrë dikë tjetër dhe kështu funksionon e gjithë bota. Deri javës tjetër jam deputet, kam një familje që jeton në Vjenë dhe siç e vendosa në fillim dhe për një vendim tjetër unë më duhet të flas me familjen time. Përplasjet me Dritan Lelin nuk e kam ndjekur. Secili bën zgjedhjen e tij personale”,- tha ai.

Ndërkohë që Edmond Leka tha se thjesht do që të qëndrojë afër familjes, pas 10 vitesh në politikë.

“Kam 10 vite që jam në politikë dhe tashmë është koha që të rri afër familjes sime”,- tha Leka.

Sadi Vorpsi tha se ishte një zgjedhje e tij personale, por që do të vazhdojë që të jetë aktiv në Partinë Socialiste.

“Ka qenë një zgjedhje personale e imja dhe unë vazhdoj të jem pjesë e mazhorancës dhe PS-së. Do jem akoma aktiv”,- tha Sadi Vorpsi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img