Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

‘Flasin si Rama’, gazetari Shkullaku ‘thumbon’ figurat e PS-së: Duken si tranguj të rritur në të njëjtën serë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Armand Shkullaku ka folur për situatën parazgjedhore në vendin tonë dhe listat e partive politike.

Ai i krahasoi disa nga figurat e Partisë Socialiste, me ‘tranguj që rriten në të njëjtën serë’. Shkullaku përmendi këtu Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn, që sipas tij flasin si kryeminstri Edi Rama.

“Po të shikosh të rinjtë që sot janë bërë të vjetër, si Taulant Balla, Elisa Spiropali, Erion Veliaj flasin si Edi Rama. Duket sikur janë rritur në inkubator, në serë. Janë të gjithë tranguj të së njëjtës prerje”,- u shpreh Shkullaku.

Ndërsa për listat e Lulzim Bashës, Shkullaku tha se janë formale, duke shtuar se lideri demokrat nuk mendon sesi do të ndajë votat e opozitës në parlament, por sipas tij mendon për fitoren më 25 prill.

“Për mua, ajo që po bën Edi Rama po bën pastrim të listave. Që nga viti 2005 ai ka hequr një pjesë të partisë që nuk ka qenë e lidhur, Rama e koncepton PS si organizatë që çdo njeri duhet të ketë një lidhje me kryetarin.

Nëse kë bërë karrierë falë kontributeve të tua je rrezik për të kundërshtuar Ramën. Po të shikosh të rinjtë që sot janë bërë të vjetër, si Taulant Balla, Elisa Spiropali, Erion Veliaj flasin si Edi Rama. Duket sikur janë rritur në inkubator, në serë. Janë të gjithë tranguj të së njëjtës prerje. Listat e Bashës janë formale. Po të shikosh me pak dashamirësi apo pozitivitet, janë listat që edhe për shkak të aleatëve kanë një lloj ndarje përgjegjësie dhe pushteti.

Në nivel moral shumë prej tyre nuk duhet të ishin në parlament. Nga pikëpamja politike është një zgjedhje, ku Basha nuk ka menduar si do ndajë votat e opozitës në parlament. E rëndësishme është fitoja më 25 Prill. Pastaj do të gjykojë se çfarë peshe do të ketë secili në qeverisje. Kur ti ndan, je i gatshëm të bashkëpunosh me të tjerët, rëndësi ka fitorja”, tha gazetari Shkullaku në ABC News.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img