Hapësire reklamuese

Bota

Flasin ekspertët, ja cila moshë duhet të vaksinohet për të krijuar imunitetin e tufës ndaj Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Shumica e vendeve të botës janë duke zhvilluar një praktikë, ndryshe vetëm nga Izraeli i cili ka zgjedhur që të vaksinojë dhe të rinjtë. Kjo me pretendimin se ata janë mosha që janë më shumë në lëvizje dhe kanë më shumë mundësi që të bëhen transmetues të virusit.

Ndërkohë ekspertët thonë se vaksinimi i fëmijëve është çelësi për të krijuar imunitetin e tufës në popullatë ndaj Covid-19. Megjithatë në një pjesë të vendeve janë duke u zhvilluar testime për të parë nëse vaksina është e sigurt tek fëmijët e vegjël.

Në një studim të botuar në New England Journal of Medicine, Perri Klass dhe Adam Ratner, argumentojnë se "imuniteti efektiv i tufës do të kërkojë vaksinim të fëmijëve". Klass dhe Ratner marrin shembull konkret edhe fruthin, duke theksuar se virusi nuk shkakton sëmundje të rënda tek fëmijët, por që vaksinimi i tyre ishte thelbësor në zvogëlimin e rasteve të sëmundjes.

Megjithatë ata shprehen se mund të jetë e vështirë për të bindur prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër një virusi që nuk shkakton sëmundje të rëndë tek ata , kështu që fushata e vaksinimit do të duhet të tregojë përfitimet e saj mbi gjithçka.

Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca njoftuan në shkurt planet për të provuar vaksinën e tyre COVID-19 në fëmijët midis moshës 6-17 për të përcaktuar nëse ata japin një përgjigje imune ndaj vaksinës.

Pfizer aktualisht po teston vaksinën COVID-19 të prodhuar me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech mbi fëmijët, e cila ka 2,259 pjesëmarrës të moshave 12 deri në 15 vjeç.

Sondazh

Poll