Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flasin djali dhe vëllai i 'Dajës': Kemi të ardhura, nuk na duhet të grabisim

Shkruar nga Newsbomb

Djali i kosovarit të arrestuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit, Ragip Hajdini, Dardan Hajdini thotë se babai i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me këtë ngjarje kriminale.

'Kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim', u shpreh ai.

Ndërkohë, Mustafa Hajdini, vëllai i të arrestuarit të njohur me nofkën 'Daja', shpjegoi edhe se çfarë ka ndodhur në Kosovë me hetimet ndaj vëllait të tij për dy grabitje të ndodhura atje. 

Mustafa Hajdini tha se vëllai i tij ka dalë i pafajshëm me vendim të gjykatës së Pejës, pasi nuk janë gjetur prova kundër tij.

'Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici', tha Hajdini.

Arrestimi i vëllait të tij është bërë sipas tij, vetëm për shkak të lidhjeve miqësore dhe familjare me Admir Muratajn. Mustafa Hajdini, thotë se vëllai i tij nuk njihej me pseudonimin "Daja". 

'Askush nuk e thërriste me emrin "Daja", nuk e kam dëgjuar kurrë. Atij i thonë "Gipe', u shpreh Hajdini.

Ragip Hajdini u zbulua nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i arrestuar për modifikimin e furgonit me mbishkrimin "Hetimi Tatimor".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese