Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Flamuri ulet në gjysmë shtizë, Rama shpall ditë zie 29 marsin, në nderim të Bashkim Finos

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka shpallur ditë zie 29 marsin, pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkëngjitur vendimit, ka postuar një zemër të zezë.

Qeveria vendosi që të shpallë 29 marsin ditë zie kombëtare në nderim të ish-Kryeministrit të ‘Pajtimit Kombëtar’, Bashkim Fino.

Fino humbi jetën ditën e sotme në moshën 58-vjeçare, pasi prej kohësh po luftonte me koronavirusin, dhe fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte.

Kujtojmë se Rama njoftoi se sot do të anuloheshin të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Fino ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, ku renditej i katërti.

Pritet që ai të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, në varrezat e Sharrës.

“Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e hënë, datë 29.3.2021, në nderim të të ndjerit, Bashkim Fino, Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe deputet në një sërë legjistraturash”,- thuhet në vendim.

12

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img