Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flamuri shqiptar në statujën e Krishtit në Rio de Janeiro/ Meta: Solidaritet shpresëdhënës për luftën ndaj Covid-19

Shkruar nga Newsbomb

Statuja e Krishtit Shpëtimtar, në qytetin e Rio de Zhaneiro të Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e COVID-19.

Mes tyre është edhe flamuri shqiptar, pasi tashmë numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 64.

Për këtë ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaron se ky është një solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës.

‘Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e COVID19.

Mes tyre është edhe flamuri shqiptar!

Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës!’, shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu