Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flamuri shqiptar “alarmon” drejtorin e shkollës në Greqi

Shkruar nga Newsbomb

Flamuri shqiptar në kangjellat e oborrit të një shkolle në Argolasti të Greqisë ka “alarmuar” nxënës, mësues të shkollës dhe prindër.

Siç raportojnë mediat greke një nxënës i shkollës në fjalë vendosi dje në kangjellat e shkollës flamurin shqiptar. Por ky veprim i nxënësit nuk është pritur mirë nga bashkëmoshatarët e tij grekë, të cilët e spiunuan te drejtori i shkollës. Reagime ka  patur edhe nga prindërit e nxënësve të cilët janë njoftuar për ngjarjen.

Pasi e hoqën menjëherë flamurin shqiptar nga kangjellat e oborrit të shkollës, drejtori njoftoi mbledhje urgjente për të sqaruar ngjarjen.

Sot në orën 12:00 është mbledhur këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, Sokratis Savelidis.

Pas vërejtjeve që mori, nxënësi, i cili nuk dihet nese eshte me origjine shqiptare u shpreh i penduar për veprimin e tij. “Nxënësi është shprehur se është penduar për veprimin e tij, dhe se gjithçka e bëri në kuadër të një shakaje”, shkruajnë mediat greke.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese