Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Flamuri ngrihet në Vlorë për 110 vjetor, presidenti Begaj: Është amanet i të parëve! Atdheu ka nevojë për dashurinë e të gjithëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, në Sheshin e Flamurit, i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Albin Kurti, Edi Rama, kryebashkiaku Dritan Leli, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të dy shteteve tona.

“Ky flamur dhe kjo tokë është amanet i të parëve”, tha Begaj, teksa shtoi se atdheu dhe kombi kanë nevojë për përkushtimin e dashurinë e të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë mbëhstetëse dhe bashkudhëtare e Kosovës në rrugën e saj të europianizimit.

Pjesë nga fjala e Presidentit Bajram Begaj, Vlorë 28 Nëntor 2022

Ky flamur dhe kjo tokë është amanet i të parëve! 110 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, në Ballkan, Europë dhe mbarë botën. Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s, është partnere e besuar e SHBA, BE, Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera mike kudo në botë.

Kemi rrugë të gjatë parapara, më së pari duhet ta duam atdheun me vepra, me shërbim dhe idealizëm, ashtu si ata që nderojmë sot. Askund më mirë se në Vlorën e Flamurit nuk mund të marrë vlerë përgjegjësia e të gjithëve, klasa politike.

 

Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon. Sot, Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, aspiron anëtarësimin në NATO. Shqipëria duhet të ketë mbështetëse e zërit të saj dhe bashkudhëtare në rrugën e anëtarësimit.

Atdheu dhe Kombi kanë nevojë për përkushtimin dhe dashurinë e secilit prej nesh. Uroj gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në diasporë, Arbëreshët, gëzuar 110 vjetorin e Pavarësisë.

Më shumë


spot_img









spot_img