Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Flamuri në Ambasadën Amerikane ulet në gjysmë shtizë: Vajtojmë ushtarët që humbën jetën në sulmin terrorist në Kabul

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan pas sulmeve terroriste në Kabul.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se sot do të vajtojnë amerikanët e ekipit të shpëtimit, të cilët humbën jetën teksa po përpiqeshin të shpëtonin jetën e të tjerëve.

Më tej në njoftim shkruhet se sot vajtohet edhe për afganët që humbën jetën apo janë plagosur në sulmet. Gjithashtu SHBA ka shprehur mirënjohje Shqipërisë për mikëpritjen që i bënë shtetasve afganë.

“Sot, flamuri në Ambasadë është i ulur në gjysëm shtizë, teksa vajtojmë amerikanët e ekipit të shërbimit, të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul, ndërsa me vetëmohim përpiqeshin të shpëtonin jetët e të tjerëve. Ne vajtojmë edhe për afganët, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët humbën jetën apo u plagosën në këtë sulm mizor. Zemrat tona ndiejnë dhimbje për jetët e heronjve tanë, të humbura në shërbim të lirisë dhe në shërbim të Amerikës, dhe për jetët e qytetarëve afganë, të humbura në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje për të cilën të gjithë kemi të drejtë.

Prandaj sot zemrat tona janë të mbushura me hidhërim, por ato janë të mbushura edhe me mirënjohje. Grupi i parë i qytetarëve afganë të cilët mbërritën mbrëmë në Tiranë, janë më shumë sesa njerëz të evakuuar. Ata janë jetë njerëzore të shpëtuara nga mundësia e pasojave tragjike. Ata janë gra, burra dhe fëmijë të cilëve u është ofruar diçka që ne e marrim të mirëqënë, një jetë.

Mundësia për të jetuar dhe për të pasur një të ardhme. Dhe për këtë, ne si Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara, jemi mirënjohës për bujarinë dhe mikpritjen e pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj. Në kohë të tilla, ne nuk kemi kombësi, fe, ngjyra apo raca. Ne jemi qënie njerëzore që u shtrijmë dorën në ndihmë qënieve njerëzore si ne. Faleminderit Shqipëri!”, shkruan Ambasada.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img