Ambasada e SHBA në Ukrainë është hapur përsëri, pas tre muajsh e mbyllur qëkur Rusia nisi “operacionin special ushtarak” në territorin e fqinjit jugor. Dje, flamuri amerikan është valëvitur përsëri në Ambasadën në kryeqytetin Kiev.
Blinken shkruan në Twitter se SHBA-të qëndrojnë me krenari në krah të qeverisë dhe popullit të Ukrainës.
“Flamuri amerikan valëvitet sërish mbi Ambasadën në Kiev. Mund të njoftoj se kemi rifilluar zyrtarisht punën e Ambasadës në kryeqytetin e Ukrainës. Ne qëndrojmë me krenari në krah të qeverisë dhe popullit të Ukrainës, teksa ata mbrojnë me guxim vendin e tyre nga pushtimi brutal i Putinit. Slava Ukraini”, shkruan Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
The Stars and Stripes fly again over Embassy Kyiv. I can announce that we have officially resumed Embassy operations in Ukraine’s capital. We stand proudly with the government and people of Ukraine as they bravely defend their country from Putin’s brutal invasion. Slava Ukraini! pic.twitter.com/lGRdzqbVbG
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 18, 2022