Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Flamur Noka zbardh debatin me Bashën: I thashë se partia po shkatërrohet pas vendimit të tij të paprecedentë, i ka vënë shkelmin PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Flamur Noka ka folur mbrëmjen e sotme për debatin që ka patur ditën e sotme me kryedemokratin Basha në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së.

Ai u shpreh se i ka thënë Bashës se vendimi për përjashtimin e Berishës ishte i paprecedentë dhe partia po shkatërrohet.

Noka tha në “5 pyetje nga Babaramo” se Basha i ka vënë shkelmin PD-së, teksa shtoi se kërkon që mendimi i çdo anëtari të dëgjohet.

“Ka qenë një mbledhje e gjatë e kryesisë së grupit parlamentar dhe se 90% të kohës ky ka qenë debati. E kishim lënë që tematikat e debatit të mos bëhen publike dhe ramë dakord të dyja palët. S’doja që të gjitha debatet të dilnin. Por marr vesh se kanë dalë debatet thjesht për të treguar që u fitua debati nga kryetari. Debati u zhvillua mbi parime, mbi principe të një debati të shëndoshë për të shpëtuar PD, e cila është buzë varrit prej Bashës. I shqetësuar nga fati i PD ku kam 32 vite që aderoj, sigurisht që e bëra këtë diskutim në mbledhje sepse më dhemb shumë PD, fati i saj dhe ndihem keq kur e shoh që jo armiqtë e sa,j por kryetari i i saj i ka dhënë shkelmin e rrokullimën PD.

Ky ishte principi i debatit dhe kërkova që të rregullohet. E vetmja mënyrë për ta rregulluar është vetëm çuarja e vendimarrjes në bazë, kjo është e thjeshtë. Berisha ka kërkuar të vendosë anëtarësia, ai ka thënë se ikën direkt nëse vendos anëtarësia që ai të ikë. Kështu shmanget përçarja në parti. Është vendimi më i rëndë i Bashës dhe i paprecedentë, jo më i vështirë

Debatet që kam bërë me kryetarin s’dua ti përcjell në media. Por kur kanë rrjedhur në media këto nga zyra e kryetarit, atëherë detyrohem unë të them të vërtetën. I kam thënë Bashës se partia është më e përçarë se kurrë. Anëtarësinë e ke përçarë i thashë. A e mbani mend që Berisha thoshte se zëri i çdo qytetari të dëgjohet, ne kërkojmë që vendimi i çdo anëtari të dëgjohet. Partia po shkatërrohet pas këtij vendimi. Partia ka nevojë të bashkohet”, tha Noka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img