Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Flamur Noka u premton mësuesve nga Kamza: Me Bashën kryeministër, për ju s’do të ketë rrogë nën 700 euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b0bc7acd02bff97740b188cc8b8892de

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në kryeqytet, Flamur Noka, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues dhe përfaqësues të arsimit në Kamëz.

Ai tha se arsimi në Shqipëri është i shkatërruar për shkak se në 8 vite qeveria nuk ka bërë asnjë investim.

“Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si arsimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftë edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme”, tha Noka.

Ish-deputeti i PD prezantoi edhe programin për arsimin, ku tha se me ardhjen në pushtet, PD do të rrisë pagat dhe asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro.

“Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore. Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit. Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të ketë rrogë mësuesi nën 700 euro. Ky është një zotim i studiuar dhe me Lulzim Bashën kryeministër, do të bëhet realitet. Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këta 8 vjet. Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimale”, u shpreh Noka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img