Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flamur Noka sulmon policinë për ngjarjen në Elbasan: Të paaftë, ju bëri zbor një plak 71-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka

Ngjarja e sotme ku mbetën të plagosur dy të rinj dhe u ekzekutua nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru ishte diçka tronditëse për qytetin e Elbasanit dhe mbarë opinion publik.

U deshën gati 5 orë që të merrte fund "aventura" e çmendur e të moshuarit i cili bëri rezistencë dhe qëlloi disa herë mbi policinë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe ish-deputeti i PD-së Flamur Noka. Përmes një shënimi në rrjete sociale, ai e konsideron të turpshëm gjithë operacionin dhe i cilëson si të paaftë drejtuesit dhe efektivët e policisë.

Sipas Nokës, ai mund të ishte arrestuar dhe të shmangej ekzekutimi i tij, pasi nuk ishte një kriminel, por një i moshuar me neurozë.


Shënimi i plotë i Nokës

E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar...dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ....Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut nje beteje me krimin ... Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll