Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“Pengjet i servilosen socialistëve”, Flamur Noka sulmon Alibeajn edhe Bardhin: Përdorni Enkin dhe Gazin për të vjedhur shqiptarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, fjalën e tij në foltoren e Kuvendit e ka filluar duke i shpjeguar mazhorancës termin “bastard” të cilin e përdori deputeti Edmond Spaho gjatë fjalimit të tij.

Sipas Nokës, fjala “bastard” do të thotë devijim nga normalja dhe reagim i mazhorancës ndaj deputetit demokrat nuk ishte aspak i drejtë.

Gjithashtu Noka nuk nguroi së sulmuari as kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe paraardhësin e tij, Gazment Bardhin për të cilët u shpreh se janë pengje të mazhorancës të cilët “lahen, riciklohen” dhe më pas përdoren nga socialistët për të vjedhur popullin.

“Keqpërdorni dhe opozitën, të merrni dhe opozitën të caktoni se kush është opozita pavarësisht se demokratët  kanë caktuar se kush është opozita.  Tani na keni gjetur një thek opozita, nga ajo e Kërpëratave te ajo e bravave. Merreni me Gazin, Enkin me Orin i merrni i keqpërdorni i fshini, i fusni i lani, i ricikloni dhe më pas i fusni prap në përdorim që të vidhni këtë popull. Misioni juaj është të varroset demokracia. Mbasi keni kapur të gjitha pushtetet e vetmja gjë që ju kishte mbetur pakapur ishte opozita, dhe ja keni dalë. Ja ku i keni pengjet i shikoni, i keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen. Harrojeni, opozitë këtij populli nuk i caktoni dot”, tha Noka.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:

E shpalle armik Edmond Spahon me urdhër partie sepse përdori një term që nuk është fyes. E di ccdo të thote bastard ti zonjë apo nuk e di? Leri moj këto përralla, do të mësoj shqipen unë ty. Dëgjo të të mësoj unë shqipen. Devijim nga normalja do të thotë bastard. Kjo mazhorancë këtu nuk është devijim nga normalja? Asgjë nuk ka fyer, asgjë nuk ju ka thënë.

Edhe ti zonjë duhet të dish një gjë, në këtë foltore, në këtë sallë nga shefi jot, kryeministr juaj janë dëgjuar pafund shpifje, sharje, fyrje për opozitën, individtë të veccantë, popullin opozitar dhe ti zonjë buzqeshje të shkonte buza vesh për vesh se nuk t’i vriste veshi këto fjalë. Ti kënaqeshe se shefi jot ishte i lumtur. Pse ju lumturoheni kur ai përdor të gjitha, i përdor gojarisht dhe ndryshe dhe ju kënaqeni, ndërkohë ccdo kush e konsideronte si keqpërdorim nga ana e kryeministrit.

Ju jeni rritur me urdhëra partie, dhe nuk shëqetësohet Mondi për këto përralla që thoni ju. Asnjë shqetësim nuk jeni ju se PD, pse deputetët e saj vijnë këtu dhe ju thotnë ccmimet janë në stratosferë. Ju me këtë rritje ccmime nuk krahasoheni me asnjë vend tjetër. Ccmimi i naftës për shtrenjtë së gjithkund.

Pse duhet hequr TVSH, e Serbia ka ndërhyrë. Ju nuk doni tja dini. Ju keni një parim të dhjamoseni ju, të pasuroheni ju ndërsa shqiptarët të vdesin. Nuk ja u ndjen. Keqpërdoni dhe opozitën, të merrni dhe opozitën të caktoni se kush është opozita  pavarësisht se demokratët  kanë caktuar se kush është opozita. 

Tani na keni gjetur një thek opozita, nga ajo kërpëratave te ajo e bravave. Merreni me Gazin, Enkin me Orin i merrni i keqpërdorni i fshini, i fusni i lani, i ricikloni dhe më pas i fusni prap në përdorim që të vidhni këtë popull. Misioni juaj është të varoset demokracia. Mbasi keni kapur të gjitha pushtetet e vetmja gjë që ju kishte mbetur pakapur ishte opozita, dhe ja keni dalë. Ja ku i keni pengjet i shikoni, i keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen. Harrojeni, opozitë këtij populli nuk i caktoni dot

Më shumë




spot_img








spot_img