Hapësire reklamuese

Politikë

Flamur Noka sfidon SPAK-un: Hajde më arrestoni poshtë shtëpisë së Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka sfidon SPAK-un: Hajde më arrestoni poshtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka sfiduar hapur SPAK duke thënë se askush nuk do e pengojë që të takojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, kur Gjykata të japë masën “arrest shtëpie” për të.

"Të rrish e qetë Erla se nuk ka SKAP as Edi Ramë që të më ndalojë mua të takoj liderin e partisë sime dhe të konsultohem me të. Le të më arrestojnë edhe mua", tha ai.

Në një intervistë për Euronews, Noka u shpreh askush dhe asgjë nuk do ta pengojë Sali Berishën ta prijë PD drejt mosbindjes civile dhe fitores.

“Asgjë nuk do të arrijnë; Sali Berisha do ta drejtojë PD drejt ringritjes dhe mosbindjes civile. Të rrish e qetë Erla se nuk ka SKAP as Edi Ramë që të më ndalojë mua të takoj liderin e partisë sime dhe të konsultohem me të. Le të më arrestojnë edhe mua. Nuk ka SKAP të më ndalojë mua të takoj kryetarin e partisë sime për t’u konsultuar për aksionin opozitar”, tha Noka.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për ish-kryeministrin Berisha ndryshimin e masës nga “detyrim paraqitje”  me “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nëse GJKKO vendos këtë masë atëhere Berisha do të qëndrojë në banesën e tij e cila do të mbikqyret nga efektivë policie si dhe nuk do i lejohet të komunikojë me askënd tjetër, përveç familjarëve që jetojnë në të njëjtën banesë me të.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese