Hapësire reklamuese

Politikë

Flamur Noka përplaset keq me gazetaren: U bëre ti..shko bëj operacion në sy se je e shitur. Lala: Krimi ka patur mbështetje edhe nga PD

Shkruar nga Newsbomb

Debati për situatën kriminale në vend ka shkakruar nxehjen e debatit mes ish ministrit të Brendshëm të PD-së, Flamur Noka dhe gazetares investigative Klodiana Lala.

Lala ka tentuar t’i provjë Nokës se shumë prej bandave dhe personave të inkriminuar që sot janë pas hekurave, të lirë apo në arrati, dikur kanë patur mbështetjen e Partisë Demokratike.

Pjesë nga debati në emisionin “Studio e Hapur”:

Noka: Atë blunë kujdes kur ta thuash. Kur u bëre ti që je dhe gazetare investigative të kërces pupthi. Më vjen shumë keq që je kapur edhe ti.

Noka: Po ku ka shqiptar që të besiojë këtë që thua ti. Krimi ka vetëm ngjyrën mavi.

Lala: Ka qenë ish kolegu juaj Ylli Manjani që tha në parmanet se Kelment Balili ka patur mbështetje blu dhe mavi.

Noka: Ajo ose ska informacion ose është e kapur politikisht.

Lala: Zoti Noka në 2008 opozita e kohës akuzonte PD-në për mbështetje direkte të Emiljano Shullazit. Vrasësi i komisar Lamajt është fotografuar duke drekuar me zyrtarët më të lartë të PD-së.

Noka: Më thuaj ti në rast se ty të paguajnë. Unë jam duke thënë, kush i futi në parlament vrasësit e Komisar Lamajt? Edi Rama. Atëherë kujt i përkasin këta? Këto i di gjithë Shqipëria. Shko bëj një ndërhyrje në sy. Ke perde në sy e ke mavi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.