Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Flamur Noka PËRJASHTOHET nga seanca parlamentare, bllokoi foltoren e Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka PËRJASHTOHET nga seanca parlamentare, bllokoi foltoren e

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare, pasi shkeli rregulloren, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

Pasi e paralajmëroi disa herë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vendosi të zbatojë nenin 66 të rregullores së Kuvendit, duke përjashtuar nga seanca e ditës së mërkurë Flamur Nokën.

“Zoti Noka jeni në kushtet e nenit 65 kur po mbani foltoren pa asnjë arsye duke penguar zhvillimin e seancës. Ju kam dhënë masat praparake, ju përjashtoheni nga seanca e sotme. Nuk mund të vijoni me këtë sjellje anti qytetare. Merret masa e përjashtimit për zotin Flamur Noka sepse vijoni të mbani të zaptuar foltoren edhe pas paralajmërimit. Lironi sallën zoti Noka”, u shpreh Nikolla.

Lexo edhe: Flamur Noka mban “peng” foltoren, i bie tavolinës me grusht gjatë fjalës së Krifcës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll