Hapësire reklamuese

Politikë

Flamur Noka: PD dhe Aleanca për Ndryshim po korr një fitore të thellë e historike

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka: PD dhe Aleanca për Ndryshim po korr një fitore të

Kandidati i PD-së, Flamur Noka në një deklaratë për media tha se PD dhe Alanca për Ndryshim do të korrë një fitore të thellë e historike.

Ai tha se deri më tani janë numëruar bastjonet e PS dhe ndaj është ky rezultat, ndërsa sipas tij PD do të fitojë.

“Pavarësisht strategjisë së ndjekur nga PS për të numëruar të gjithë qendrat në fillim që ishin bastioni i saj për të treguar strategjinë e gënjeshtërt të dominimit, koha po vërteton se situata është ndryshe. Shqiptarët kanë bërë përzgjedhjen e PD dhe Aleanca për Ndryshim.

Në Kamëz, ku janë numëruar 28 qendra dhe shumica e tyre ka qenë bastione, PD dhe Aleanca është në avantazh, tashmë deri në fund të procesit do ketë vetëm thellim. Çdo qendër është bastion i PD-së. Në Paskuqan janë dhe 5 QV pa përfunduar PD dhe aleanca po korr një fitore të thellë e historike” u shpreh Noka ne nje prononcim për median.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu