Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Flamur Noka në deklaratë për djalin e Çuçit: Ministri duhet të japë dorëheqjen! Skandal që u është fshehur shqiptarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Sipas tij, ngjarja në Itali ku “është përfshirë djali i tij është një skandal që u është fshehur shqiptarëve.”

“Sot jam për të denoncuar një skandal të rëndë ku është përfshirë djali i ministrit Brendshëm Bledi Çuçi. Një skandal që prej kohësh ju është mbajtur i fshehur shqiptarëve dhe opinionit publik. Ministri Bledi Çuçi vazhdon të qëndrojë në detyrë, pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në trafikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë së Covid”, u shpreh Noka.

Gjithashtu, zyrtari i lartë i PD-së së Rithemeluar deklaroi se “heshtja e Çuçit” nuk i mbulon dot faktet.

“Nëse në Shqipëri do të kishte shtete dhe demokraci funksionale, Bledi Çuçi nëse s’do dorëhiqej do duhej të ishte shkarkuar menjëherë. Bledi Çuçi ka heshtur për rolin e të birit të tij në skemën e trafikut, të zbuluar nga autoritetet italiane. Heshtja e tij e qëllimshme nuk i mbulon dot faktet e rënda. Ai ka kaluar kufirin me dokumente të rënda”, vijoi Flamur Noka.

Më shumë


spot_img









spot_img