Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me kaosin që shoqëroi seancën plenare të kësaj të hëne, fenomen i përsëritur në Kuvendin e Shqipërisë prej disa javësh.
Në seancën e sotme pati grumbullim karrigesh në foltore, tone të larta, tymues dhe ndezje zjarri.
Lexo edhe: “Ik o komunist”, plas sherri në Kuvend, Edi Paloka tenton të godasë Petro Koçin
Deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili u përjashtua nga seanca plenari tentoi t’i vinte zjarrin Parlamentit, duke ndezur një letër me zjarr të cilën e hodhi poshtë karrigeve në Kuvendit.
Lexo edhe: FOTOLAJM/ Flamur Noka përjashtohet nga seanca, tentoi t’i vinte zjarrin Parlamenti
Lidhur me ngjarjen, ministri Taulant Balla thotë se Kodi Penal përcakton qartësisht se shkatërrimi/dëmtimi me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, dënohen deri në pesë vite burg.
Për rrjedhojë, Taulant Ballatë u bën thirrje institucioneve përkatëse të garantojnë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe se deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfitur apo duke u fshehur pas imunitetit.
Postimi i plotë i Ballës në Facebook
Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.
Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfitur apo duke u fshehur pas imunitetit!