Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
58 %
3.1kmh
90 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
21 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Flamur Noka i bindur: Në Tiranë marrim 20 mandate, Majko e ka pranuar se është i “ikur”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike Flamur Noka foli për situatën parazgjedhore në vendin tone, ku tha se Tirana është një sfidë të cilën do ta fitojë PD.

Në fjalën e tij Noka u shpreh tejet i bindur se PD do të arrijë objektin e saj për të marrë 20 mandate në kryeqytet.

Sipas tij, Pandeli Majko e ka pranuar që është i “ikur”, pasi ndodhet i 19-ti në listë, por synimi i PS-së është 18 mandate në Tiranë.

 “Tirana është një sfidë që medoemos do të fitohet nga ne dhe jemi të sigurt për ndryshimin. Nuk ka rëndësi se në çfarë vendi jam unë në listë, por largimi i rilindjes si një e keqe e madhe që e ka kapluar këtë vend.

PD ka hyrë me një objekt që është bërë publik dhe do të arrihet. Në zonën e zjarrit është numri 20. Mazniku tha se synojnë 18 mandate, ndërsa Majko e ka pranuar vetë se është i ikur. Jemi dëshmitar të një gjëje: keni dëgjuar në kaq vite që Rilindja të tentojë barazim në Tiranë? Janë në disfatë të frikshme”, u shpreh Noka në Ora Neës.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img