Hapësire reklamuese

Kulture & Art

"Flama" e Enkel Demit botohet edhe në Serbi

Shkruar nga Newsbomb

Romani "Flama" i gazetarit dhe publicistit Enkel Demi, i publikuar nën emrin Tom Kuka, është botuar dhe në Serbi. Për të gjithë lexuesit e autorit atje, tashmë libri është shtypur dhe botuar në gjuhën serbe.

Dy vite më parë, Enkel Demi arriti të rrëmbente Çmimin Evropian të Letërsisë 2021 për Shqipërinë, me këtë libër.

Ai nuk është krijimi i parë i autorit, që na shfaqet me emrin Tom Kuka, por koha kur është shkruar e shton dhe më tepër veçantinë. "Flama" është shkruar gjatë muajve të karantinës, ku shqiptarët u izoluan në shtëpi ashtu si gjithë popujt e tjerë të botës.

"Flama" e botuar ne gjuhen serbe "Flama" e botuar ne gjuhen serbe

Tirana e një shekulli më parë është skenografia e krimit të gjëmës së mëkatit që sjell Tom Kuka me “Flamën”, e cila shuan njerëzinë. Një polic, një varrmihës dhe një mjek janë subjektet kryesore që përballen jo thjesht me flamën që ka rënë në qytet, por edhe me një përbindësh.

Në këtë libër vihet re një Shqipëri e ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej tij. Disa personazhe sërish sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra-tjetrën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese