Një zjarr masiv ka përfshirë azilin e të moshuarve në New York. Pas flakëve ndërtesa është shembur ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve të dhëna nga zyrtarët bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve janë dhe dy zjarrfikës të cilët teksa po përpiqeshin për të shuar flakët e zjarrit kishin pësuar lëndime.
Ekipet e shpëtimit janë duke evakuuar të moshuarit të cilët ndodheshin brenda ndërtesës ku më pas pritet që të strehohen në një qendër tjetër.
Një nga dëshmitarët okularë tregon për mediat se zjarri qëndroi rreth dy orë i ndezur para se ndërtesa të shembej.