Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flakë të mëdha në mes të “Myslym Shyrit”, zjarrfikësit gjejnë një të moshuar në tualetin e apartamentit

Shkruar nga Newsbomb

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në zonën e Shallvareve në "Myslym Shyr" në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka rënë në një pallat dhe tymi ka mbuluar Drejtorinë e Policisë që ndodhet aty pranë. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa mësohet se ata kanë gjetur në tualetin e apartamentit një të moshuar.

Ajo është nxjerrë jashtë nga zjarrfikësit, ndërsa grupi hetimor bën me dije se shkaku i zjarrit është një rrjedhje gazi në shtëpi. E moshuara fatmirësisht nuk ka lëndime, vetëm shenja asfiksie dhe në tualet ishte futur për t'i shpëtuar flakëve.

Zjarri u vë në kontroll nga zjarrfikësit, teksa bëhet me dije se dëmet materiale janë të shumta.

"Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Aldi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetesime shendetesore.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu