Hapësire reklamuese

Politikë

"Flakë për flakë" me Bardhin, deputeti Vullnet Sinaj: Nuk kam frikë nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
"Flakë për flakë" me Bardhin, deputeti Vullnet Sinaj:

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka mbajtur një komunikim të shkurtër me gazetarët.

Duke folur për kallëzimin e PD ndaj tij, socialisti tha se nëse SPAK do e thërrasë, do të paraqitet, pasi nuk ka frikë nga ata.

Sinaj theksoi se ishte deputeti Nallbati, i cili e goditi, por ai e priti grushtin me dorë.

‘Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Aty janë videot e se u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë  e kam pritur me dorë. Ndodhi ai incident që ndodhi. Mund të ndodhte dhe me një koleg tjetër. Si deputet them se duhet të ketë komision dhe për Berishën.’- tha Sinaj.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, bëri me dije se ditën e sotme kanë depozituar në SPAK kallëzimin penal ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj dhe se paralajmëroi se në ditët në vijim do të kenë kallëzime të tjera.

“Ne e kemi çuar në SPAK është prgjigje e kallzimit tonë ndaj deputetit të PD Sinaj për goditje për shkak të detyrës dhe shpërdorim detyre. Në ditët në vijim do të kemi kallëzime të tjera për deputetë të tjerë”, tha Bardhi.

Ndërkohë, më tej bëri me dije se do të vijojnë të mos lejojnë funksionimin normalisht të seancave plenare, derisa mazhoranca të marrë parasysh kërkesat e opozitës dhe të respektohen të drejtat kushtetuese të deputetëve të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi njoftoi kallëzimin penal ndaj deputeti demokrat, Bledion Nallbati, pas episodit që ndodhi tre ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku ky i fundit sulmoi fizikisht kolegun socialist Vullnet Sinaj.

Ai theksoi se socialistët nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune, duke ftuar organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese