Flagrante, kërcënohet me vdekje mjeku në spitalin “Nënë Tereza”

Publikuar tek: aktualitet, më 15:57 02-06-2017 Flagrante, kërcënohet me vdekje mjeku në spitalin “Nënë Tereza”

Një mjek i spitalit “Nënë Tereza” ka denoncuar në polici një rast flagrant, ku është kërcënuar me vdekje gjatë kohës kur ai ishte duke ushtruar profesionin e tij në spital.

Burime nga policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se mjeku është paraqitur në polici dhe ka bërë një denoncim për shtetasin I.D, duke thënë se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë me fjalë në ambientet e spitalit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet ndaj shtetasit I.D për veprën penale  “Kanosja për shkak të detyrës”, sakaq policia po punon edhe për të zbardhur motivet që mund të kenë shtyrë shtetasin në fjalë të ndërrmarë këtë akt. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një tjetër ftesë debati për Ramën, Neranxi kërkon sqarime për ekonominë
Ky fshat nuk do votojë në 25 qershor, çfarë kanë organizuar banorët në atë datë »
Article Logic
Execution time: 0.011515140533447
array(1) { ["section"]=> string(66) "flagrante-kercenohet-me-vdekje-mjeku-ne-spitalin-nene-tereza-80977" }