Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Fjoralba Ponari "braktis" Top Channelin dhe "Portokallinë"

Shkruar nga Newsbomb
Fjoralba Ponari "braktis" Top Channelin dhe

“Ferma Vip” do të startojë më 22 mars dhe prezantuesja e këtij reality show do të jetë Fjoralba Ponari. Pas konfirmimit nga vetë moderatorja në llogarinë e saj në “Instagram”, Salsano lajmëroi mbrëmjen e djeshme se Fjoralba nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”.

Teksa e falënderoi për të gjithë kontributin e saj përgjatë këtyre viteve në moderimin e spektaklit më të ndjekur të humorit, aktori bëri me dije se vendin e saj tashmë e ka zënë Nevina Shtylla.

“Ferma VIP” është formati më i ri i cili do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus. VIP-at do të mblidhen për të jetuar bashkë në një fermë gjigante e vendosur në mes të natyrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese