Hapësire reklamuese

Showbiz

Fjolla Morina shtatzënë? Përgjimet e reja të Fisnikut në lidhje me mashtrimin e 18 mijë eurove në Maldive e nxorën “zbuluar” këngëtaren

Shkruar nga Newsbomb
Fjolla Morina shtatzënë? Përgjimet e reja të Fisnikut

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla, sërish janë përfshirë në nëj tjetër skandal, kësaj here në një skandal përgjimesh.

Fjolla dhe Fisniku vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Një martesë si në ëndrra në Maldive, mirëpo së fundmi ata janë akuzuar nga një agjenci turistike se nuk kanë përmushur detyrimet e tyre financiare.

Fillimisht agjencia turistike bëri denoncimin në emisionin “Kiks”, duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares dhe më pas edhe me vet Fjollën. Partneri i Fjollës, Fisnik Syla akuzohet se i ka borxh 18 mijë euro një agjencie turistike.

Së fundmi, është publikuar një tjetër përgjim ku Fisniku dëgjohet të teksa betohet mbi fëmijën që po rriten në barkun e Fjollës.

 “Pasha këtë evlad që e kam në barkë, që e ka Fjolla në barkë”.

Vitin e kaluar ishte raportuar në mediat rozë për një shtatzëni të mundshme të Fjollës, mirëpo vet këngëtarja nuk kishte deklaruar asgjë rreth kësaj teme.

Si duket ajo është detyruar të ndërpresë shtatzëninë e tretë, për arsye që nuk janë bërë të ditura për opinionin. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu