Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Fjolla Morina pozon nga vaska, ka një mesazh pas lirimit nga qelia (FOTO)

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme mediet raportuan se këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua nga Policia në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim për mediet kosovare tregoi arsyen e ndalimit të këngëtares, duke thënë se ajo është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar, por më pas është lënë e lirë.

“E njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë”, tha Hoxha.

Ndërkohë këngëtarja Morina ka reaguar sërish në lidhje me lajmet për arrestimin e saj në Prishtinë duke iu drejtuar me një mesazh të gjithë atyre që raportuan arrestimin e saj, ndërsa pozon nga vaska.

“Media te dashuna Apo kini pun shyqyr qe po kini Fjolla Morines mja majt zhagin kto dit lufte e pju nxiri pi krizes shume.Energji pozitive jeni tum jep ju dua shume”, ka shkruar Fjolla  Morina në foton e publikuar në Instagram.

Më shumë