Fjolla Morina ka përfunduar në spital. Ka qenë vetë kënëgtarja e cila ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet duke marrë serum në ambientet e spitalit.

Ndërsa në nëj foto tjetër shihet vajza e saj, e cila i qëndron te koka, duke u kujdesur për të.

Ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur këngëtares, e cila muajt e fundit është përballur me probleme me drejtësinë.
Më herët ajo u përfol dhe komentuar së tepërmi për shkak të ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla.