Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Fjolla Morina në ‘arrest shtëpie’, avokati i njohur: Vendim i drejtë! Nëse është falsifikuar shtatzënia çështja i takon SPAK-ut

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bfec7b05e53c74582522570281eff2a1

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka thënë se vendimi i gjykatës për ta lënë këngëtaren Fjolla Morina në “arrest shtëpie” është një vendim i drejtë dhe nuk duhet të paragjykohet. Edhe pse vendimi është dhënë nga një gjyqtare e cila kishte pak vite eksperiencë.

Vishaj tha për Report tv se vendimi “arrest shtëpie” nuk domethënë se është e pafajshme, por se do hetohet në gjendje të lirë.

Avokati theksoi se nëse vërtetohet akuza “trafik armësh dhe municionesh e kryer në bashkëpunim” gjendja për Morinën do përkeqësohet.

Nëse vërtetohet falsifikimi i dokumenteve të shtëtzënisë, atëherë Vishaj tha se këtu hyn në lojë SPAK-u.

“E para duhet të kuptojmë që gjykata e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin në flagrancë në lidhje me veprën trafik i armëve dhe municioneve. Gjykata ka vepruar drejtë me masën “arrest shtëpie” pasi nuk i ka dhënë pafajësinë. Ajo është e fajshme. Ajo do hetohet në gjendje të lirë. Nuk duhet të paragjykojmë vendimin e gjykatës. Kujtojmë që SPAK-u para pak ditësh për një gjyqtar i cili dyshohej për korrupsion vendosi “arrest shtëpie”. Ligji duhet të jetë njësoj për të gjithë. Trafikimi është 7-15 vite burgim, nëqoftëse provohet bashkëpunimi, shkon deri në 20 vite. Nëse ka bashkëpunim situata e saj do rëndohet. Më tej i takon SPAK-ut të hetojë”, tha Vishaj.

Pyetje: Bie poshtë versioni i shtatzënisë, cili e shihni vendimin e gjykatës edhe pasi ra poshtë pretendimi se ajo është shtatzënë?

“I takon SPAK-ut. Nuk i takon më gjykatës dhe prokurorisë së Kukësit, i takon SPAK-ut. Lëshimi i dokumentit të mjekut që ajo është shtatzënë është veprim korruptiv, nëse vërtetohet që nuk është. Është njësoj si një veprim apo falsifikim që bën një gjyqtar apo prokuror. Këtu hyn në lojë SPAK”, përfundoi avokati Saimir Vishaj.  

Lexo edhe: U kap me 2 pistoleta në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: E kisha harruar në çantë, se unë i ndërroj shpesh

Lexo edhe: U arrestua në Morinë me dy pistoleta me vete, zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës: Isha nisur në Tiranë për këngë. Kush është biznesmeni që e shoqëronte (FOTO)

Lexo edhe: U kap në doganë me dy pistoleta, Fjolla Morina merr lajmin në paraburgim: Analizat e nxjerrin 2 muajshe shtatzënë

Lexo edhe: U kap me 2 pistoleta/ Prokuroria kërkon ‘arrest shtëpie’ dhe garanci 5 mln lekë për Fjolla Morinën. Thirret në gjyq gjinekologu: S’mjafton eko për të vërtetuar shtatzëninë

Lexo edhe: Rrethuar nga policët, me flokët gërshet, maskë, syze dielli e me kokën ulur, momenti kur Fjolla Morina mbërrin në gjyq (FOTOT-VIDEO)

Lexo edhe: Në burg ose garanci 5 mln lekë? Fjolla Morina shkon për herë të dytë në maternitet për të vërtetuar shtatzëninë

Lexo edhe: PLAS SKANDAL/ Fjolla Morina çoi EKO të falsifikuar në Gjykatë, nuk është shtatzënë

Lexo edhe: U kap me 2 pistoleta/ Askush s’e priste por Gjykata liron nga qelia Fjolla Morinën, lë në burg 2 miqtë e saj

Lexo edhe: Fjolla Morina u arrestua me dy pistoleta, gazetari: Dyshohet për trafik armësh, por është kërkuar të…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img