Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fjolla Morina në arrati prej më shumë se një muaji, Gjykata e Kukësit e kthen në burg

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata  e Kukësit ka vendosur të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina.

Bëhet me dije se trupi gjykues ka vendour të ndryshojë masës nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” pasi këngëtarja ka shkelur masëe dhe është arratisur.

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares. Fjolla prej më shumë se një muaji është në kërkim pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është largaur në drejtim të paditur.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll