Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka humbur gjyshen.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka postuar disa foto, ku shihet gjyshja e ndjerë me një tortë dhe Fjolla që e përqafon.
“Me këtë buzeqeshje do te mbajme mend gjithë jetën! U prehsh në paqe gjyshja ime e dashur. Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak me ndryshe. Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tënde nuk do t’i harroj kurrë”, shkroi Fjolla krahas fotos.