Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Fjalimi i Ramës, reagon Basha: Përralla për arritje imagjinare, asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama për mandatin e dytë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se nuk kishte asgjë të re në fjalën e Ramës, teksa shkruan se korrupsioni ka kapur shtetin.

“Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në cdo qelizë të qeverisë varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme.

Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare. Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare.

PD është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë,” shkruan Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img