Hapësire reklamuese

Social Bomb

Fjalimi i mirditores në Parlament, reagon gazetari: Patetizëm, do e përdorin si histori suksesi

Shkruar nga Newsbomb

Pas fjalimit të mirditores Gerta Loku në parlament ditën sotme, ku pjesa më e madhe e opinionit publik u solidarizua me të, kanë ardhur dhe reagime kundër. Një nga ata është dhe gazetari dhe moderatori i njohur Edi Oga. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Oga shkruan se i pëlqeu fjalimi i Gerta Lokut, edhe pse në të kishte nota patetike.

Por më tej ai shton se ky fjalim i mirditores do të përdoret nga politika, duke rregulluar rrugën e fshatit të saj dhe më pas të vazhdojë e njëjta histori.

Më poshtë reagimi i plotë i Edi Ogës:

Fjalimi (pak patetik) i zonjës në Parlament, më pëlqeu, por nuk më zuri në befasi:

1. Gjithnjë e kam ditur në çfarë gjendje mizerabël është infrastruktura e fshatrave të largët.

2. Gjithnjë e kam ditur se fshatarët vuajnë për ujë dhe për të mira të tjera themelore jetësore.

3. Kam qenë vetë pjesë e një strukture të shërbimit shëndetësor në një fshat shumë të largët.

4. Kam parë edhe herë të tjera fjalime të ndjera me përlotje nga emocionet.

Mbase nisur nga ky fjalim, pushtetarët do reagojnë dhe do ta shtrojnë rrugën e fshatit të saj duke u kujdesur deri në detaj që të na e shesin si histori suksesi. Mirë do të ishte. Por a do të lejonin ata që nga foltorja e kuvendit të qante nga një fshatar për çdo fshat që nuk ka rrugë, ujë, shkollë dhe ambulancë, apo mendoni se ky fjalim mjafton për të rregulluar çdo fshat të vuajtur të këtij vendi. Nëse kjo do të ndodhte, ky do të ishte fjalimi më frymëzues i shekullit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu