Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Fjalë banale në tekstet mësimore, Ministria: Është rast i izoluar, nuk e kemi miratuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Arsimit ka reaguar pas fotos të shpërndarë në media dhe rrjete sociale ku në një fletore pune për nxënësit e klasës së parë ishte përdorur një tekst me fjalë banale.

Sipas Ministrisë, në asnjë nga titujt e katalogut të teksteve shkollore dhe të fletores së punës shoqëruese të miratuara nga ky institucion, nuk ekziston faqe me një përmbajtje të tillë dhe se foto e publikuar i përket një materiali shtesë i përzgjedhur nga “Tregime të Moçme Shqiptare”, i përgatitur dhe përdorur nga një mësuese në një shkollë të qytetit të Durrësit.

Ministria e Arsimit e konsideron si të papërgjegjshëm dhe joprofesional veprimin e mësueses, ndërsa ka bërë thirrje për denoncimin e rasteve të tilla.

Lexo edhe: “O këlysh bushtre”, ja skandali me tekstet e klasës së parë

Deklarata e Ministrisë së Arsimit:

Duke marrë shkas nga një imazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ilustrohet një faqe nga një fletore pune e Abetares në përmbajtje të së cilës konstatohen fjalë me përmbajtje jo etike, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik si më poshtë, vijon:

Pas verifikimit të rastit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rezulton se, imazhi në fjalë nuk është tekst dhe se në asnjë nga titujt e katalogut të teksteve shkollore dhe të fletores së punës shoqëruese të miratuara nga ky institucion, nuk ekziston faqe me një përmbajtje të tillë.

Imazhi në fjalë rezulton të jetë, një material shtesë i përzgjedhur nga “Tregime të Moçme Shqiptare”, i përgatitur dhe përdorur nga një mësuese në një shkollë të qytetit të Durrësit. Ky rast i izoluar, i ndërmarrë nga një mësuese me një ekperiencë pune njëzet vjeçare, është integruar në procesin mësimor me një mungesë të rëndë profesionalizmi.

Për Ministrinë e Arsimit, angazhimi në përmirësimin e cilësisë së dijes dhe të formimit të personalitet të fëmijeve shqiptar është një detyrim dhe parakusht për zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e brezave të rinj. Në këtë kuadër, ftojmë të gjithë opinionin publik dhe prindërit të denoncojnë çdo rast të tillë papërgjegjshmërie dhe joprofesionalizmi.

Më shumë

spot_img
spot_img