Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

“Fjala-fjalë dhe besa-besë”, i dyti në listën e PS në Kukës, Petrit Malaj u drejtohet qytetarëve: Nuk them se do bëj mrekulli, por do jem veshi dhe zëri juaj

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

597225b5705ea6875a67fe05106ae49f

Aktori i njohur Petrit Malaj do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Partisë Socialiste, ku është renditur i dyti në listën e qarkut të Kukësit.

Me anë të një video-mesazhi, ai iu është drejtuar qytetarëve të zonës ku do të kandidojë, duke u shprehur se do të jetë veshi dhe zëri i tyre nëse përzgjidhet për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai thotë se do të bëjë gjithçka që thotë për zonën ku kandidon, pasi do të vendosë qytetarët përpara partisë, sepse beson te njerëzit.

“Përshëndetje miqtë dhe patriotët e mi tropojanë. Përshëndetje grave dhe burrave të malësisë Gjakovës, përshëndetje rinisë tropojane. Të dashur miq, hasjanë dhe kuksianë, ky komunikim i imi me ju ndryshon nga bisedat e mëparshme të deritanishme. Dhe kjo për vetë nismën time për t’iu përgigjur ftesës së Partisë Socialiste për të qenë kandidat për deputet në qarkun e Kukësit, posaçërisht në Tropojë. Në Tropojën e të parëve të mi, në Tropojën e njerëzve fisnikë, punëtorë e të dashur. Në Tropojën që meriton shumë më tepër se ç’ka marrë gjithë këto kohë. Unë kam hyrë në një garë, gjithë jetën e kam konsideruar të tillë dhe kam qenë gjithë jetën në një konkurs dhe, ia kam dalë falë mbështjetjes që më kanë dhënë studentët, kolegët e mi pedagogë, profesionistët e vërtetë. Edhe këtë radhë e konsideroj një mundësi tjetër, një mundësi të artë për t’u bërë i dobishëm për njerëzit e mi, për Tropojën, Hasin, Kukësin, për këtë trevë që meriton më shumë, shumë më shumë. Unë nuk them se do bëj mrekulli, por do jem veshi juaj, zëri juaj, personi që do marrë përgjegjësi dhe hallin e problemin tuaj do kërkoj ta zgjidh. Fjala-fjalë dhe besa-besë. Nuk mundem ndryshe, nuk jam i gatuar dhe i mësuar as nga prindërit e mi të jem ndryshe. Aq sa ndihem i lumtur e i gëzuar, ndihem i obliguar. Ndihem i obliguar sepse edhe babai im, gjyshi im, nuk përtuan për të dhënë kontributin e tyre si humanist në shërbim të komunitetit të Malësisë së Gjakovës. Edhe unë si pasaardhës i tyre dua t’u ngjaj sadopak atyre. Kjo trashëgimi nga kjo  trevë, mua më bën të ndihem krenar dhe të vetmin qëllim të përbashkët, të vendosim një gur në themelin e përparimit dhe të zhvillimit të këtij vendi të bukur që quhet Tropojë, ose Malësi e Gjakovës siç na pëlqen ta thërrasim ne të gjithë. Për këtë arsye fjalët edhe veprat e mia të do të burojnë nga zemra për t’u shërbyer me devotshmëri bashkëvendasve të mi. Për prpogres në bujqësi, blegtori në pëmëtari e turizëm, në burime mbi dhe nëntokësore, pa lënë pas dore artin,kulturën infrastrukturën, zhvillimin e sportit tradicional edhe të gjitha këto me qëllimin kryesor  që në këto alpet e mrekullueshme të gjallërohet jeta, të mëkëmbvet mirëqënia dhe mbi të gjitha uniteti e  dashuria mes njëri-tjetrit. Jam përgjegjës për gjithçka marr përsipër, që nesër të gjej zgjidhje. Vetëm kështu mund të funksionojë një marrëdhënie serioze dhe e përgjegjshme. Unë ky jam dhe ky do të jem. Ju siguroj se ata që më ftuan në politikë, do të jenë mbështetësit e mi të fuqishëm, pra ato që do të themi, do t’i bëjmë, kjo do të jetë motoja ime. Nëse do kem mbështetjen tuaj, mos prisni që unë të vendos partinë në gjithçka, jo, unë besoj tek njerëzit, besoj tek ju. Faleminderit dhe mirë u takofshim”, thotë Petrit Malaj në video.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img