Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Fjala e fundit e Xhafajt si ministër i Brendshëm: Ia dolëm, edhe pse në një kohë të shkurtër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fatmir Xhafaj ka mbajtur sot fjalën e tij përshëndetëse të fundit si Ministër i Brendshëm në një takim me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

 

Xhafaj ka përmendur disa nga sukeset e Policisë së Shtetit për gati një vit kur ministria e Brendshme është drejtuar prej tij.

Xhafaj u përmendi disa nga operacionet më të suksesshme si dhe prioritetet duke falenderuar uniformat blu dhe partnerët ndërkombëtarë, që siç u shpreh ministri i dorëhequr, kanë vlerësuar maksimalisht punën e uniformave blu.

Pjesë nga deklarata:

Vlerësimet e larta të qyetarëve por edhe ato të partnerëve ndërkombëtarë janë vlerësimi më i mirë. Dëshiroj të përshëndes me qindra mesazhe që kam marrë këto ditë.Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanbisit ishte një prej prioriteteve tona që ne e kemi mbushur.

Dëshiroj t’i kujtoj gjithë skeptikëve dhe atyre që bëjnë sikur e kanë harruar se kanabisi kishte shërbyer ndër vite për fuqizimin e krimit të organizuar dhe po dukej si një normalitet. E theksoj pa asnjë mbështetje shtesë dhe një luftë e vështirë.

Një histori turpi dhe dështimi për vite të tëra më në fund së bashku e kthyem në një histori suksesi, tashmë është fakt i partnerëve ndërkombëtarë, Shqipëria nuk është më në hartën e prodhuesve të kanabisit. Ju faleminderit të gjithëve.

Së dyti, menaxhimi më i mirë i kufijve ishte një tjetër prioritet i rëndësishëm. Vendi ishte nën presionin për kthimin e regjimit të vizave për shkak të rritjes së numrit të azilkërkiesve.  Me një punë të mirëorganizuar ne mundëm t’i kthejmë shifrat e azilkërkuesve në një histori suksesi. Kemi qenë në kontroll të kufijve për emigracionin e paligjshëm të pesëfishuar vitete e fundit.

Së treti, lufta kundër krimit të organizuar ka dyshim që ka qenë dhe mbetet prioriteti kyç. Ne nisëm operacionin forca e ligjit. Një operacion tashmë, një qasje e çertifikuar e vullnetit real në luftën kundër krimit të organizuar. I mbështetur dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Në vetëm 11 muaj ngritëm strukturat e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar. Strukturat e task forcës që në një kohë rekord arritën të skedojnë dhe skanojnë duke ndërtuar një databazë për krimin e organizuar. Në sajë të këtij operacioni janë goditur disa grupe kriminale.

Në afro 11 muaj janë zhvilluar 22 operacione. Janë arrestuar mbi 175 persona dhe janë sekuestruar mbi 20 milion euro pauri. Sot krimi i organizuar në veçanti nuk ndihet më i qetë. Përfaqësues të grupeve kriminale, emrin e të cilëve nuk guxonte kush ti përmendte, sot gjenden në qeli.

Janë ushtruar dhjetra kontrolle ndaj personave me precedent krimina, apo persona në kërkim. Në këto pesë javë janë arrestuar rreth 350 persona, ndër ta 15 janë në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit është duke i drejtuar kujtdo keqbërësi se ka vetëm një autoritet që nuk mund të sfidohet. Ju faleminderit. Një falenderim special drejtuesve të policisë kriminale. FNSH dhe repartit RENEA që kanë kontribuuar në disa operacione me risk.

Policia shqiptare është për ndërkombëtarët sot një partner i besueshëm. Prej kohësh me disa agjenci të rëndësishme ndërkombëtare, ne kemi zhvilluar dhe jemi duke zhvilluar operacione dhe hetime të përbashkëta. Rezultatet e këtyre operacioneve janë spektakolare.

Në një periudhë shumë të shkurtër jemi përpjekur dhe ia kemi dalë të rikthejmë besimin edhe brenda radhëve të policisë. Vettingu edhe pse i vonuar në kohë është e vetmja mënyrë që të ndahet policia nga ata që e kanë njollosur uniformën, duke i dhënë oksigjen kriminelëve. Gjithnjë e më shumë policia e shtetit po bëhet më profesionale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img