Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Fituesi i “Golden Globe”, regjisori Ari Folman prezanton në Durrës filmin dokumentar “Vals me Bashirin”

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Vals me Bashirin”, drama e mirënjohur e filmit dokumentar luftarak e animuar që mori çmimin Golden Globe për filmin më të mirë të huaj (2008), si dhe çmime e nominime të shumta të tjera, u shfaq në Durrës mbrëmjen e 6 shtatorit tek amfiteatri romak i qytetit. Filmi u shfaq nën kujdesin e drejtoreshës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, regjisores Anila Varfi.

“Ndihem si në shtëpi. Në fillim isha pak skeptike kur Anila më tha se donte të sillte Ari Folman në Shqipëri, por ja ku jemi sot. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë”, tha Noah Gal Gendler, ambasadori i Izraelit në Tiranë.

Pas mbërritjes, Folman firmosi pllakën që do të vendoset tek  “Rruga e Artit” përballë teatrit “Aleksandër Moisiu”, krahas firmave të emrave të tjerë të njohur të kinematografisë botërore, mes të cilëve Francis Ford Coppola, Claudia Cardinale, Marco Bellocchio. Paolo Sorrentino dhe të tjerë që kanë marrë pjesë në edicionet e mëparshme të festivalit në Durrës.

Më pas, në ekranin e madh, u shfaq filmi dokumentar, i cili ndërthur muzikën klasike, muzikën e viteve 1980, grafikë realiste dhe skena surrealiste së bashku me ilustrimin e stilit komik.

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, u shpreh se tre vite më parë dërguan në  Durrës inxhinerë për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tani sjellin filma.

“Ne ndërtojmë ura mes njerëzve. Kultura është çimento, nëse doni. Tre vjet më parë dërguam inxhinierë në Durrës për të ndihmuar në rindërtimin e këtij qyteti që ishte viktima kryesore e tërmetit të vitit 2019. Sot dërgojmë filma”, tha Peleg.

Më shumë




spot_img








spot_img