Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fituesi i “Eurovision 2019” s’mund të këndojë në natën finale, zbulohet arsyeja pse u “penalizua” këngëtari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fituesi i “Eurovision 2019”, Duncan Laurence, nuk do të këndojë në natën finale për këtë vit që do të  zhvillohet më 22 maj.

Mësohet se shkak për këtë është bërë fakti se këngëtari ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe si rrjedhojë nuk do të ngjitet në skenë në natën finale.

Duncan Laurence do të performonte sërish në natën finale të “Eurovision”në Roterdam, pasi tradita e kërkon që fituesi i vitit të shkuar, t’i urojë fitore pasardhësit fitoren.

Producenti i festivalit tha se Duncan e meriton që të performojë live në skenën e “Eurovision” pas suksesit të këngës ‘Arcade’, teksa i uron shërim të shpejtë.

“Jemi të zhgënjyer, së pari për Duncan, që meriton një performancë live në skenën tonë të Eurovision pas fitores së tij në 2019 dhe për suksesin ndërkombëtar të ‘Arcade’. Nuk mund të ishim më krenar për hapjen në gjysmëfinalen e parë. Sigurisht i urojmë Duncan shërim të shpejtë”, u shpreh producenti ekzekutiv, Sieste Bakker.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img