Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fituesi i çmimit Nobel i dërgoi letër Ramës për lumin Vjosa, reagon Meta: Kryeministri ende në detyrë të dëgjojë zërin e komunitetit e të gjithë aktivistëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

22c1e46baf9b7e8d74e6e0369194d4cd

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur fituesin e çmimit alternativ “Nobel”, Michael Succow, për përkrahjen publike të dhënë për kauzën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ndan të njëjtin qëndrim me ekologjistin e shquar gjerman.

Ai e quan Ramën si Kryeministrin ende në detyrë, dhe i bën thirrje që të dëgjojë zërin e komunitetit e të gjithë aktivistëve, si dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt për lumin Vjosa.

“Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa”,- shkruan Meta.

Postimi i plotë:

E përshëndes fituesin e çmimit alternativ “Nobel”, Michael Succow, për përkrahjen publike të dhënë për kauzën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, përgjatë gjithë lumit duke përfshirë edhe degët e tij.

Ndaj të njëjtin qëndrim me ekologjistin e shquar gjerman, të shprehur edhe në letrën drejtuar Kryeministrit ende në detyrë, por edhe autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian, për të ndalur çdo projekt shkatërrimtar në lumin Vjosa, që siç me të drejtë ai e cilëson “është një dhuratë të madhe jo vetëm për banorët e Shqipërisë, por për të gjithë europianët dhe më gjerë”.

Tashmë kur kauzës tonë i janë bashkuar 36 organizata mjedisore vendase dhe të huaja, ndër ta edhe aktori e artisti i jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, Qeveria ende në detyrë duhet të dëgjojë zërin e komunitetit e të gjithë aktivistëve, si dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.

Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.

Referendumi historik është një mundësi e shkëlqyer për ne dhe komunitetin përgjatë lumit Vjosa për t’i dhënë ndëshkimin e merituar me votë të gjithë atyre që këtë pasuri kombëtare dhe europiane duan ta zhvatin për llogari të pasurimit të një grushti oligarkësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img