Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

FITUAM?! Ministria jep lajmin e MADH: Asnjë humbje jete nga Covid-19, vetëm 2 raste nga mijëra testime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht asnjë humbje jete, nga 3593 testime vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      29

Të shtruar në spitale      28

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,593

Testime totale             736,591

Raste pozitive             132,374

Raste të shëruara        129,627

Raste Aktive                  296

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         80

Shkodër       60

Korçë            41

Berat             35

Lezhë           25

Elbasan        18

Gjirokastër   11

Vlorë             11

Durrës          4

Kukës           4

Fier                4

Dibër          3

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img