Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Fitova në Tiranë, se nuk përfshiva Berishën”, Nishani i përgjigjet Bashës: I kërkoje ndihmë, e ai të mësonte dhe gjërat më elemntare…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Presidenti, Bujar Nishani, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Bashës, i cili tha se e fitoi Bashkinë e Tiranës në vitin 2011 vetëm sepse ka mbajtur larg ish-kryeministrin Sali Berisha.

Me në të një postimi në rrjetet sociale Nishani shkruan se si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën në atë periudhë, ka parë se si Basha i kërkonte Berishës ta udhëzonte për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

“Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike.

Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën !

Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne.

11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi.

Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike.

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë ! 🇦🇱”shkruan Nishani në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img