Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Fitorja me Poloninë na afron me “Play Off-in”, por ja si mund të kualifikohet Shqipëria në Kampionatin Botëror

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Polonisë do të jetë vendimtare për ekipin që me shumë mundësi do ta përfundojë Grupin I në vendin e dytë, pozicion që të dërgon në “Play Off” për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Me një fitore ditën e sotme Shqipëria do të konsolidonte pozitat në vendin e dytë, ndërsa do të mjaftonte një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës që kombëtarja kuq e zi të futej për herë të parë në histori në Play Off.

Por çfarë e pret Shqipërinë në Play Off?

Së bashku me kuqezinjtë, në Play Off shkojnë edhe 9 shtetet e tjera që përfundojnë në vendin e dytë në grupet përkatëse. Këtyre e kipeve u shtohen edhe 2 skuadrat më të mira të Nations League.

Këto 12 ekipe do të ndahen në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat në fund do të nxjerrin 3 ekipet që do të marrin pjesë në Botrërorin “Katar 2022”, ku do t’i bahskohen 10 ekipeve të tjera që fituan grupet e eleminatoreve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img