Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Fitorja e PS-së historike, Spiropali: Është një ndëshkim për Ilir Metën, lajm shumë I mirë që LSI ka dalë nga skema politike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja për deputete për Partinë Socialiste , Elisa Spiropali ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin që i kanë dhënë në këto zgjedhje dhe që kanë bërë të mundur një rezultat historik nëBashkinë Kamëz.

Spiropali tha se fitorja e Partisë Socialiste është një fitore për të gjithë shqiptarët dhe se vota e hedhur më 25 prill ka qenë një ndëshkim për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Teksa shtoi se një lajm shumë I mirë është fakti se Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë nga skema politike.

“Sot kemi një lajm të mirë për gjithë Shqipërinë, të gjithë shqiptarët kanë votuar. Jo vetëm ata që na kanë votuar. Edi Rama është kryeministri I të gjithë shqiptarëve dhe mandate I tretë I Edi Ramës  në kohë pandemie, në sfida të jashtëzakonshme,  pas një tërmeti të tillë dhe pas një pune të jashtëzakonshme për të kuruar të gjitha plagët dhe për ti bërë punët mirë besoj se është shpërblyer me votë nga qytetarët. Nuk ka fituar zhurma, buja e portaleve dhe atyreve që në katër vjet kanë bëritut, vetëm janë çjerrë, kanë braktisur edhe etikën edhe institucionet, por  ka fituar qytetaria, mençuria e poppullit shqiptar.   Të gjithë shqiptarët të majtë dhe të djathtë në zonat tradicionalisht të djahthta  I kanë dhënjë besim të madh PS dhe Edi Ramës sepse e ndjejnë që e ardhmja e fëmijëve të tyre do të jetë më e mirë.  Një lajm i jashtëzkonshëm vjen nga Vora dhe falenderoj të gjithë që na kanë besuar masivisht në Vorë. Unë kam punuar për shumë kohë si drejtuese politike në Vorë dhe e di shumë mirë çdo të thotë ky rezultat, e di çfarë pune e madhe është bërë për të arritur këtë rezultat. Besoj se ka qenë një ndëshkim për mënyrën se si është drejtuar ajo bashki,por mbi të gjitha kjo votë e madhë është një ndëshkim për mungesën e vëmemdnjes që opozita ka treguar ndaj qytetarëve dhe mbi të gjitha është një ndëshkim për Presidentin e Republikës dhe për SHPK e tij LËvizja Socialiste për Integrim që sot ka minimumin historik të mandateve. Njerëzit e kanë dhënë përgjigjen me votë. Njerëzit nuk e  duan dhunën, sherin. Ndarjen nuk I duan insitucionet të përdoren dhe lajm shumë I mirë që LSI ka dalë nga skena politike”, tha Spiropali.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img