Hapësire reklamuese

Politikë

‘Fitorja e Kurtit rrezikon demokracinë në Kosovë, është autokrat dhe bolshevik’, Nurellari: Ka bërë akte të pastra nepotizmi

Shkruar nga Newsbomb
Molliqaj - Nurellari

Analistët në “open” janë të mendimeve të ndryshme lidur me fitoren e Kurtit në Kosovë.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Kurti është rrezik për demokracinë, dhe fjala e tij u mbështet nga Nurellari i cili tha se Kurti është autokrat dhe dëshiron që ta përqendrojë pushtetin të gjithë në duart e tij.

Ata e akuzuar për bolshevik dhe se më herët ka bërë në qeveri akte të pastra nepotizmi.

Molliqaj: Ekziston rreziku nëse Kurti është në qeveri. Rreziku për demokracinë, për mënyrën se si e percepton shtetin dhe këto të gjitha. E dyta është ekonomia, koncepti komunist.

Bushati: Nuk mendoj se ka gjë të keqe këtu. Nuk ka rrezik, pasi në këtë kohë kanë qenë banditët në pushtet.

Nurellari: Ekziston rreziku pasi Kurti është person që nuk pranon dialog, është person që kërkon përqendrim pushteti në duart e tij, nuk është politikan elokuent thotë do luftoj korrupsionin dhe nuk e rregullon te njerëzit e tij. Ka pasur 4-5 veta me probleme. I ka dhënë tender publik...

Andi bushati: Po pres unë jam vesh-hapur të shoh çfarë rreziku ka, por s’po dëgjoj. Është një parti që nuk mbajti as 2 muaj pushtet dhe ju i akuzoni si të rrezikshëm, ndërkohë që vendin e kanë kapur banditët me kohë.

Nurellari: Qëllimet dhe qendrimet janë bërë publike, nuk është parti e re kjo tani.  Është lider karizmatik që ka shfrytëzuar si mjeshtër efektet e populizmit. Autokracia është rrezik.

Bushati: Më vjen mirë që e dëgjoj nga ty që i del në mbrojtje planit “pronto”.

Nurellari: Ka futur në punë në borde njerëz të Vetëvendosjes, ka bërë akte të pastra nepotizmi.

Molliqaj: Kurti dy herë doli në media në fushatë dhe në këto media ishin me pronarë oligarkë. Ka mendm bloshevik. Komunistët e asaj kohe thoshin me ne fillon historia dhe përfunduar duke thënë me ne mbaron historia. Ai çdo kundërshtar politik e zhduk. Ka marrë Osmanin dhe nuk e thotë kush se çfarë bën. Nëse shkojnë të dy bashkë në emision, nëse dalin në konferencë bashkë e mban si figurë krah vetes, por Osmani ka kërcënuar KQZ-në. Tha nuk do ketë hakmarrje, s’e pyeti kush. Programi i tij është centrist. Është autoritar dhe Osmani i ka qejf liderët autoritarë, i pranon.

Kurti: Shkelja e parë e Kutrit ishte në statutin e partisë, ka 15 vite kryetar ndërkohë që në statut thuhet se nuk zgjidhet më shumë se dy mandate i njejti kryetar. Ata 50 mijë vetë do i marri nga marsi apo shqiptarë? Ata jënë specialistë apo aktivistë që të futen në punë që kanë 15 vite në rrugë dhe presin të marrin ndonjë lekë të korruptohen. Kurti i detyrohet shumë personave që t’i emërojë në detyrë. Në VV janë mbështetësit që VV të jetë besnike për bashkim kombëtar në një flamur kuqezi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.