Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fitorja e kandidatit shqiptar në Tuz, Berisha uron Nik Gjeloshajn

Shkruar nga Newsbomb

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka uruar Nik Gjeloshajn, kandidatin e përbashkët të partive shqiptare që fitoi zgjedhjet në Tuz.

Berisha e cilëson si fitore historike, ndërsa i uron suksese.

Mesazhi i Berishës:

Nje urim te perzemert per zotin Nik Gjeloshaj, keshilltaret dhe zgjedhesit shqiptare te Tuzit!

Te dashur miq, ne votimin e djeshem ne Komunen e Tuzit qytetaret votuan per zotin Nik Gjeloshaj dhe keshilltaret e forcave politike te bashkuar shqiptare.

Me kete rast le te urojme se bashku kryetarit te ri, keshilltareve dhe zgjedhesve te Tuzit per fitoren e djeshme historike dhe suksese ne detyren e tyre. Urime! sb

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.