Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Fitojnë 4 mijë euro në muaj”, Rama sqaron për herë të parë deklaratën për të rinjtë në Korçë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7f628899cc08f2b14365afa17dbb57f9

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për herë të parë deklaratën që bëri pak ditë më parë në Korçë, që i ka habitur paksa të gjithë.

Ai tha se 100 të rinj marrin paga nga 1 mije euro deri në 4 mijë euro.

“Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-4 mijë euro në muaj, janë komplet në botën e tyre nuk punojnë as në shtet as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime për të tretë që ju sjellin të ardhura në Shqipëri dhe sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik”, u shpreh Rama në Korçë.

Mirëpo kjo deklaratë ka qarkulluar shumë në rrjet. Rama ka sqaruar deklaratën e tij me anë të disa komenteve në rrjetet sociale me qytetarët.

“Kë dëgjon ti Edin Ramën që të rinjtë e Korçës marin nga 1000 euro në 4000 euro”, shkruan një komentuest në postimin e Ramës.

“Unë nuk kam thënë të rinjtë e Korcës marrin 1000 deri 4000 euro, po kam thene qe ne Korce jane afro 100 te rinj qe punojne online per vende te tjera dhe fitojne edhe me shume se sa 4000 euro ne fakt disa prej tyre, do ti nuk do ti,” shkruan Rama duke sqaruar kështu deklaratën e bërë pak ditë më parë në qytetin e Korçës.

Pjesë nga komentet: 

Agim Sherifaj: me gershere dhe me shkalle, manderina, punetori vjel rreth 1 kujtal ne dite x 20 leke kilogrami = 2 000 leke.

Dmth, me çmimin qe shiten, nese shiten, Pronari lan vetem leket e punetorit 

Edi Rama: Agim Sherifaj ahaha 7×7=42 dmth! Pronari lan vetem leket e punetorit dhe vete ngrohet ne diell sipas teje, pra tere keta dhjetramijera njerez qe punojne token ne Shqiperi jane budallenj! O zot o zot!

Donald Cjapi: Po pse ore pse nuk tregohesh i sinqerte dhe te tregosh cmimin me te cilin ti po tregton mandarinen ?per cfare te duhen KV kur ti ke nje cmim qesharak ne shitjen e mandarines?Me kamera fikur beni rolin e nje njeriu qe kerkon te drejten,kur ju vjen kjo mundesi qe ta beni publikisht ,e anashkloni pa piken e turpit .

Edi Rama: Donald Cjapi po po, i ka mbjelle mandarinat per te dale me humbje

Edi Rama: Dafina Dafi une nuk pretendoj asgje, po kur njeriu s’do te shikoje nuk shikon dhe sa per keqardhjen, nuk e besoj se ti atje jashte fiton me shume se sa ky zoteria e plot te tjere si ky ketu ne Shqiperi! Prandaj mos u keqardh shume per Shqiperine, se kudo ka te mira e ka te keqia sipas rastit te secilit…

Artur Mollas: Po ne këtej nga Korça që s’kemi tokë të mjaftushme çar të bëjmë zoti kryeministër .Jemi të pa punë!

Anggie Rossu: Artur Mollas keni rrogen te mire ju aty ne Korce… po he mos u qani.

Artur Mollas: Anggie Rossu kë dëgjon ti Edin Ramën që të rinjtë e Korçës marin nga 1000 euro në 4000 euro

 Edi Rama: Artur Mollas une nuk kam thene te rinjte e Korces marrin 1000 deri 4000 euro, po kam thene qe ne Korce jane afro 100 te rinj qe punojne online per vende te tjera dhe fitojne edhe me shume se sa 4000 euro ne fakt disa prej tyre, do ti nuk do ti!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img