Hapësire reklamuese

Rajoni

Fitoi zgjedhjet, Kurti e thotë troç: Nuk do ta dëshiroja një opozitë si vetja ime

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Vetevendosjes Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se kur të krijoi qeverinënuk do që përballë të ketë një opozitë si vetja.

Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Albin Kurti u shpreh se nuk do donte një opozitë si si vetja sepse ai do të qeverisi mirë. Po ashtu, Kurti shtoi se nuk ka demokraci pa opozitë ndaj ai do të dëshironte një opozitë konstruktive.

Pjesë nga Intervista:

Kozeta Kurti: Shoqëritë shqiptare, edhe të Tiranës zyrtare edhe të Prishtinës zyrtare kanë një lloj frike që me ardhjen tuaj në pushtet do të zbehet pak forca e opozitës. A do ta dëshironit një opozitë si ajo që keni bërë ju gjatë gjithë këtyre viteve? Keni 10 vjet që i keni provuar të gjitha. Partia juaj erdhi nga një Lëvizje dhe a do ta dëshironit një opozitë si e juaja?

Albin Kurti: Unë nuk do ta dëshiroja një opozitë si vetja ime teksa jam në qeveri, por as nuk do të ketë nevojë dhe arsye sepse ne do të qeverisim mbarë e mirë. Në fakt ka pushtet pa demokraci, por nuk ka demokraci pa opozitë. Ne na nevojitet një opozitë konstruktive dhe e fuqishme dhe kushtet për këtë unë besoj që do të jenë të plota, do të jenë të vërteta dhe jo sikurse në mandatet e hershme, kur qeveria bënte pazare në pushimet verore dhe ne detyroheshim të bëheshim radikalë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu