Flutura Açka arriti të marrë mandatin e deputetes në qarkun e Elbasanin nën siglën e Partisë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka falenderuar të gjithë qytetarët që e votuan dhe që e kanë mbështetur, duke pranuar kështu edhe zgjedhjet.
“Ndava me ta një nga ndërkohët më tē rëndësishme të jetës sime dhe do të kem nderin të vazhdoj me ta miqësinë time politike, por që është tani tejet njerezore,” shkruan ajo ndër të tjera.
Kujtojmë që në këtë qark PS mori 8 mandate, ndërsa PD 6 mandate.
Postimi i plotë i Açkës:
N’Elbasan, ku edhe mureve mbijnë gojasllanë
Falenderoj çdo familje që më hapi derën, çdokënd që më ndali në rrugë, çdosecilin që më besoj votën, një për një vajzat e djemtë, burrat e përkushtuar e zonjat fisnike demokratë e qytetarë të paparti, me të cilat punova në këto javë kaq të rëndësishme.
Jam e prekur nga mirësia dhe përkoria e tyre. Ndava me ta një nga ndërkohët më tē rëndësishme të jetës sime dhe do të kem nderin të vazhdoj me ta miqësinë time politike, por që është tani tejet njerezore